25 mijë lekë 10 minuta/ Si u përgjak pista e Arena Karting Albania me vdekjen e 40-vjeçarit?!

Lajme

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e sotme në “Arena Karting Albania 3”. Ky biznes në Pjesës të Shijakut i hapur së fundmi kishte në fokus garat me makina elektrike brenda një piste të mbyllur.

Pavarësisht se klientët që duan të provojnë këtë eksperiencë paguajnë 25 mijë lekë të vjetra për 10 minuta xhiro, mungesa e sigurisë i mori jetën një 40-vjeçari. Viktima u përplas me një tjetër garues e për pasojë gjeti vdekjen tragjike.

Nuk janë bërë ende publike detajet nga ngjarja e rëndë, por të paguash argëtimin me jo pak para e të gjesh vdekjen… Mirë se vini në Shqipëri miq!