315 Miliard Lekë Bashkive të vendit/ 43 Miliard i merr Erion Veliaj

Lajme

Në Buxhetin e Shtetit të parashikuar për vitin 2023 janë përllogaritur më shumë fonde.

Bashkia që kryeson është Tirana dhe ajo që do të përfitojë më pak është Bashkia Pustec, Bashkia Konispol dhe Bashkia Libohovë.

Para zgjedhjeve vendore, 315 Miliard Lekë do të jetë buxheti për 61 bashkitë e vendit. Krahasuar me vitin e shkuar,

ky fond për bashkitë është rritur me 42 Miliard Lekë më shumë.

Shoqatat e bashkive kanë kërkuar që ta çojnë nivelin e tyre të rë ardhurave në 2% të PBB, por kjo nuk do të plotësohet as për vitin 2023. Niveli aktual i parashikuar nuk kalon 1% të PBB.

Fondet do të shkojnë për rrugët rurale, personelin mësimor, mbrojtjen nga zjarri, administrimin e pyjeve apo menaxhimin e mbetjeve urbane.

BUXHETI SIPAS BASHKIVE

Bashkia Tiranë 43 Miliard Lekë

Durrësi 17 Miliardë Lekë

Bashkia Elbasan 13 Miliard Lekë

Bashkia Shkodër 12 Miliard Lekë