




Ministria e Jashtme ka reaguar menjëherë pas lajmit të qarkulluar ditën e djeshme se Çekia kërkonte rikthimin e vizave për Shqipërinë,





për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm të cilët kalojnë nëpërmjet vendit tonë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE.





Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Jashtme bën me dije se lajmet të cilat kanë qarkulluar janë të pavërteta pasi nuk ka asnjë plan apo dokument të propozuar nga ndonjë vend anëtar i BE lidhur me rivendosjen e vizave për vendin tonë.





Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme theksohet se: “Shqipëria është një partnere e besuar e BE dhe nëse ka shqetësime për rritjen e numrit të emigranteve të paligjshëm në të ashtuquajturën “rruga ballkanike”, ato janë trajtuar e trajtohen me seriozitet dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë”. Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama e cilësoi si të pavërtetë lajmin për rikthimin e vizave për shqiptarët duke akuzuar opozitën që ka fabrikon dhe nxit ligësi.