Agron Shehaj plas deklaratën e fortë pasi i Rama i mbylli biznesin: Denoncova skandale të dy ministrave, me emër dhe mbiemër

Lajme

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka deklaruar se në çështjen gjyqësore policia ka shkuar me duar në xhepa dhe pa asnjë shkresë dhe se Gjykata i ka dhënë në drejt për bllokimin e biznesit.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, Shehaj tha se ky është një sulm i tij nga kryeministri Edi Rama, për shkak se ka denoncuar dy skandale me emër e mbiemër.

“Policia me duar në xhepa, gjykata i dha të drejtë policisë. Pas asnjë letër, pa asnjë shkresë, pa asnjë gjë. Kush është mik me Edi Ramën nuk guxon të shtojë një metër katrorë. Arsyeja pse e kam ngritur zërin.

Ka dy skandale që kam denoncuar me emër dhe mbiemër. Kemi dy raste flagrante kemi rastin e Xhaçkës, jemi në fazën ku kërkojmë heqjen e mandatit, ku Rama ka bërë investitorë atë dhe bashkëshortin e saj, kjo është arsyeja pse sulmohem politikisht. Dhe së dyti rasti i Damian Gjiknurit”, tha Shehaj.