




Një aksident i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë.
Një furgon i bardhë me shpejtësi ka përplasur 3 makina të parkuara në parking.





Sipas qytetarëve që kanë dërguar videon, furgoni ka hyrë kundravajtje pasi rruga është vetëm më një drejtim.





Jo vetëm kaq por sipas denoncimit policia është njoftuar dhe ka ardhur vetëm pas 2 orësh.
Në vijim mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, dua qe tju informoj per nje aksident qe ka ndodhur ne qytetin e Bulqizes , qe shoferi ka qen duke ecur me shpejtesi dhe ka perplasur 3 makina ne parking. Dhe per me teper ka qen duke ecur kundra tabel.





Sic e shikoni dhe vidjon personi s’ka rrepspektu as vizat e bardha. Ne momentin qe eshte bere aksidenti njerezit kane informuar policin e shtetit dhe ato kane ardhur ne vendgjarje mbas 2 oresh. Dhe personi qe ka bere aksidentin dhe familjaret e tij nuk pergjigjen per demin e shkaktuar, per me teper as policia s’ka bere asgje per arsye se ky eshte shteti jone qe korruptohet nga nje dreke, dhe nuk mer masa per asgje. Flm.