




Ish-presidenti Alfred Moisiu zgjodhi një anekdotë për të përshkruar opozitën sot.





I ftuar në Euronews Albania ai tha: “Është si puna e asaj anekdotës që tregojnë për bariun për ujkun. I thoshte ujku, ujku dhe kënaqej kur ngrihej fshati, kur erdhi ujku me gjithë mend nuk u ngrit nga vendi fare”.





Sipas Moisiut opozita i ka humbur vlerat.
Në këndvështrimin e tij “të gjitha janë bërë lëmsh” e tani nuk kuptohet çfarë është e drejtë dhe e padrejtë.
Ndërkaq, Moisiu tha se mbështet ‘Open Balkan’ dhe se fjalimi i kryeministrit Edi Rama në asamblenë e Këshillit të Europës në Strasburg ishte me vlerë dhe duhet të bënte bashkë të gjithë shqiptarët.
Ish-presidenti sqaroi gjithashtu se vizitoi Thaçin në Hagë për t’i treguar botës lufta e Kosovës ka qenë e drejtë, nuk mund të quhet luftë t.e.rr.ori.ste.