Amnistiia fiskale dhe aleanca e familjeve mafioze në politikë

Lajme

Pse është kaq i sigurt Edi Rama se do ta kalojnë në parlament ligjin për amnistinë fiskale që kërkon 84 vota

Vetë Edi Rama, nuk ka folur më për amnistinë fiskale, që pas refuzimit që i bëri ambasadorëve të SHBA-BE, duke mos u shkuar në takimin konsultues që u kërkoi, ndërsa me FMN e Bankën Botërore nuk ka diskutuar fare.

Rama ka aktivizuar treshen Balla, Balluku, Ibrahimaj dhe mediat e tij, për të thënë se amnistia fiskale e parave të zeza, u kërkua nga shumica e qytetarëve me këshillim kombëtar, kur dihet që ishte këshillimi ishte një mashtrim për t’i dhënë fuqinë e një referendumi popullor.

Kryeministri Rama dhe tellallët e tij, vazhdojnë të thonë, se amnistia synon të legalizojë kursimet e emigrantëve dhe të shqiptarëve brenda vendit, të cilët duke punuar në të zezë, pagat e të ardhurat i kanë mbajtur jashtë sistemit bankar.

Por Rama, nuk tregon asnjë emër emigranti apo punëtori në Shqipëri, i cili të ketë kursyer 1 e 2 milionë Euro.

Ekspertë të buxhetit, thonë se qeverisë i duhet amnistia fiskale, si një operacion emergjent burimesh monetare, për shkak se arka e shtetit është bosh, ndërsa institucionet financiare ndërkombëtare, kanë kufizuar dhënien e borxheve mbi 30 milionë Euro.

Mund të jetë një arsye, nevoja e qeverisë për burime monetare, por qëllimi kryesor i Edi Ramës dhe grupit mafioz, që po e detyron ta bëjë këtë amnisti, synon 3 gjëra: ligjërimin e parave të krimit, pastrimin në investime private, dhe amnistinë penale të atyre që kanë këto miliarda.

Kryeministri Rama, vazhdon e deklaron se do ta miratojë amnistinë fiskale, mirëpo ka dy bllokime që pengojnë miratimin e saj:

Qeveritë dhe agjencitë anti- krim të SHBA- BE, institucionet financiare FMN e Banka Botërore, kanë dalë kundër skemës mafioze të kësaj amnistie fiskale e penale.
Partia Socialiste ka vetëm 77 vota në Parlament bashkë me Tom Doshin, ndërsa amnistia kërkon 84 vota.
E vetmja mundësi, është që 7 votat e tjera, PS t’i blejë nga deputetët e grupit PD, Foltorja, LSI apo Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule etj., prandaj Rama ka urdhëruar që votimi në parlament të bëhet i fshehtë.

Duke qenë legalizim miliardash e mos ndëshkim penal, amnistia do jetë pazar i “majmë” dhe Berisha, Metaj, Mediu, Idrizi e Dule kanë përvojë në konvertim vote me para.

Këtë bindje ta krijon deklarata e Taulant Ballës, se PS dhe kryeministri Rama i kanë marrë masat për të miratuar amnistinë në parlament, ndërsa Ministria e Financave është bërë gati për zbatim..

Mbase Rama, bllokazhin e 84 votave në parlament e kalon, ngaqë kjo amnisti u leverdisë dhe grupeve mafioze e familjeve mafioze Berisha, Metaj, Basha e Mediu./Pamfleti