




Sociologu dhe analisti Ergys Mërtiri, duke komentuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit,





protestën e paralajmëruar nga Berisha më 12 nëntor tha se deklaratat e tij janë në kontradiktë me realitetin dhe se ai po shndërrohet në një Bashë.





“Opozita është futur në një paradoks të thellë sepse z.Berisha thotë se sirenat e alarmit po bien nga të katër anët, pra që pakënaqësia dhe urrejtja ndaj kësaj qeverie është akumuluar dhe protestat do t’i bëjmë pas 20 e ca ditësh sa t’i organizojmë ne.





Nëse urrejtja është akumuluar dhe sirenat e alarmit bien nga të katër anët, ti që po e shtyn, po e pengon urrejtjen popullore që të mënifestojë dhe të rrëzojë qeverinë.
Problemi me z. Berisha është që kur e mori partinë e mori me premtimin se sa të vij në pushtet do ta rrëzoj Ramën me protestat më madhështore që ka njohur ndonjëherë vendi. Pra ai vetë u ka premtuar të tijve që do ta rrëzojë Ramën me protesta dhe tani thotë që nuk e rrëzoj dot me protesta. Pra ka gënjyer.





Dhe tani është futur në këtë kolaps dhe paradoks sepse njerëzit kanë 9 vjet që ushqehen me idenë se me protesta do të rrëzojnë Ramën dhe kur vjen ky tjetri, ndryshe nga ai që ka qenë, pra Basha, ky e bën, sepse ai kishte vetëm llafe, kurse ky bën vepra, ky po e bën edhe më keq. Në fund fare ai i bëri ca protesta, gjuajti me molotovë dhe Berisha po shndërrohet në një Bashë. Berisha ka premtuar parti revolucionare, por po bën fushatë dhe primare, jo revolucion”.