Armaldo Dhe Kristi Rrahin Luizin I Lidhin Duart Dhe E Godasin Shuplaka! (VIDEO)

Lajme

Ish-fituesi i ‘Big Brother’, Qetsor Ferrunaj e ka quajtur Luiz Ejllin të pabesë, pas skemës që këngëtari bëri për Krist Aliajn dhe Armaldo Kllogjerin. Këtë plan, Qetsori e quajti “përdhunim” ndaj Kristit dhe Armaldos, e këta të fundit nuk e pritën aspak mirë. Maestro u shpreh se ‘përdhunimi’ në këtë rast është fjalë e madhe.

Kristi: Që kam kaluar kohë të mirë me të, e pranoj. Ai për mua është çun i mirë, por ka këto problemet që ma bëjnë të pamundur qëndrimin me të.

Qetsori: Skemë e pacipë. Është një lloj përdhunimi. Ai ju ka përdhunuar. Kur të vij momenti unë do ja them atij.

Armaldo: “I përdhunuar” është cik fjalë e madhe, ndoshta shfrytëzuar se përdhunuar ka kuptim tjetër. Nuk është momenti për ta përdorur këtu.

Kujtojmë se produksioni i Big Brother VIP Albania ka paralajmëruar banorët javë më parë për thyerje të rregullave.

Sipas zarfit të lexuar, personi që ofendon ose përdor terma jo të duhur përjashtohet nga loja. Këtë gjë ka bërë edhe Qetsori duke përdorur atë term. Nuk dihet nëse produksioni do marrë masa ndaj tij.