Arrestimet për inceneratorët/ Shpëtojnë sërish Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj! Kush është biznesmeni i arrestuar?

Lajme

Biznesmeni i njohur Arben Dervishaj është arrestuar sot nga policia, pasi kompania e tij ka marrë 740 mijë dollarë për konsulencën, që do të jepte për inceneratorët.

Dervishaj është gjithashtu, zv.president i federatës Shqiptare të Futbollit.

Emri i tij doli në kohën kur u ngrit komisioni hetimor.

Ndërkohë të arrestuarit e tjerë janë:

    1. Arber Denizi

 

    1. Juri Ymeraj

 

    1. Silvester Dreza

 

    1. Gentian Zifla

 

    1. Arjola Kodra

 

    1. Enver Sheshi

 

    1. Robert Shabani

 

    1. Regan Merdani

 

    Luran Dusha

Me këto urdhër arreste personat për të cilët ka një akuzë për inceneratorin e Fierit bëhen 21, duke iu bashkuar edhe 10 masave të marsit të kaluar.

Megjithatë, mund të theksojmë se ende nuk ka emra të njohur, që arrestohen nga Spak. Për të disatën herë, ka shpëtuar Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Armando Subashi.