Babai i 6 fëmijëve ndahet nga jeta/ Familja e tij në gjendje të mjeruar: Ju lutem, na ndihmoni!

Lajme

Fation Dapi, 38 vjeç, nga qyteti i Kavajës, nuk arriti dot t;i mbijetonte sëmundjes së rëndë duke u ndarë nga jeta në një moshë të re. Ai la pas një familje të madhe, gruan e tij bashkë me 6 fëmijë, të cilët sot jetojnë në kushte të mjerueshme. Fationi ishte i vetmi që punonte dhe tani kur ai nuk është më familja e tij, shpreson nga dikush që t;i sjellë një pako për fëmijët që janë ende të mitur.

Ditën e sotme, stafi i JOQ ALBANIA ishte pranë familjes Dapi dhe situata ishte për të ardhur keq. Shtëpia ishte në gjendje të mjeruar, teksa sytë e fëmijëve të Fationit na shikonin si të vetmen shpresë për të jetuar si fëmijët e tjerë në Shqipëri.

Vetë bashkëshortja e 38-vjeçarit dhe fëmijët bëjnë thirrje për ndihmë nga të gjithë shqiptarët, teksa gjyshi i tyre na tregon për kalvarin e vuajtjeve të kësaj familjeje fatkeqe.

Adresa: Kavajë

Kontakt: +355 69 489 4982‬

IBAN: AL36202160010000000001492875