Balluku në mes të Kuvendit: Porti i Durrësit do t’i shërbejë Serbisë

Lajme

Ditën e sotme u mbajt seanca e rradhës së Kuvendit.

Gjatë debateve tashmë të zakonshme mes deputetëve që përveçse tallen me popullin nuk sjellin asgjë të dobishme, ishte një moment mjaft interesant kur Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë po mbante fjalën e saj në podium.

Ndër të tjera Balluku tha me zë e me figurë që Porti i Durrësit do t’i shërbejë Serbisë.

Ajo u shpreh se kjo do të ndodhë meqë Serbia është pjesë e Ballkanit të Hapur.

Pjesë nga fjala e Ballukut:

Ne do të kemi një port që do t’i shërbejë Maqedonisë së Veriut, që do t’i shërbejë dhe Serbisë patjetër… Sepse janë pjesë e Ballkanit të Hapur…