Bejko: Meta drejt pensionit politik, protesta me Berishën për interes personal. Ligji për spiunët…

Lajme

Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se protesta e Berishës dhe Metës më 12 nëntor është krejtësisht për interesa personalë.

Sipas tij, kreu i PD-së dhe ai i Partisë së Lirisë thërrasin protesta sa herë ka tension politik.

Ndërkaq, sa i takon Metës, Bejko gjykon se ish-presidenti po shkon drejt pensionit politik.

“Zoti Meta është në prag të daljes në pension politik sepse po miratohet një ligj ku mesa duket, dhe s’është ndonjë gjë e fshehtë, dyshohet si një bashkëpunëtor i vjetër i Sigurimit të Shtetit dhe do të dalë me ligjin e ri që miratohet,” – u shpreh Bejko.

Në gjykimin e tij thelbi i protestës është interesi personal sepse ata duan të qëndrojnë me patjetër në politikë.