Belind Këlliçi mesazh qytetarëve të Tiranës: Me jepni besimin. Do të bëj publike aferat korruptive të…

Lajme

Belind Këlliçi, deputeti i Partisë Demokratike pasi ka shpallur kandidaturën në primaret që do të zhvillohen për bashkinë e Tiranës është zotuar se nëse do të ketë besimin e qytetarëve, do të bëjë publike me emra, mbiemra dhe shifra çdo aferë korruptive me lejet e ndërtimit që janë dhënë nga Erion Veliaj.

Në një poistim në rrjetet sociale, Këlliçi është shprehur se do ta çlirojë Tiranën nga mafia e plehrave dhe betonit dhe të çojë përpara drejtësisë dosjen Erion Veliaj.

Gjithashtu, Këlliçi thekson se Veliaj do të përgjigjet edhe për dëmet që i ka shkaktuar trashëgimisë historike dhe natyrës në Tiranë.

Postimi i Këlliçit:

Zotohem përpara banorëve të Tiranës, se nëse do të kem besimin tuaj për të hyrë në zyrën e kryebashkiakut, do të bëj publikë me emra, mbiemra dhe shifra çdo aferë korruptive me lejet e ndërtimit që janë dhënë nga Erion Veliaj, çdo vendim dhe firmë të tij, për të gjitha dëmet që i ka shkaktuar komunitetit, trashëgimisë historike dhe natyrës.

Zgjedhjet e Majit do të jenë një referendum popullor kundër modelit që ai instaloi në Bashkinë e Tiranës.

Zotohem ta çliroj Tiranën nga mafia e plehrave dhe betonit dhe të çoj përpara drejtësisë dosjen Erion Veliaj!

Kërkoj mbështetjen tuaj kundër tij dhe enturazhit mediatik që e mbron!