




Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike, do të kryejnë një proces të unifikuar primaresh mbi përzgjedhjen e eksponentëve politikë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet vendore 2023, ku një emër konkret ka edhe për rivalin e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës.





Kështu ka bërë me dije kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas një takimi kokë më kokë me Sali Berishën.





Pavarësisht se nuk ka dhënë asnjë emër konkret për rivalin e Veliajt në bashkinë e kryeqytetit, ai ka thënë se i ka propozuar Berishës një emër dhe se ky i fundit, e ka mirëpritur atë dhe ka vlerësimin më të lartë për personin.





Specifikat e këtij kandidati, të përkufizuara nga Meta, janë thjesht se ai është person politik shumë i njohur.
“PL respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme, kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Ne si PL kemi kandidatë që premtojnë, do t’i përfshijmë në primare të përbashkët me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët të respektojnë njeri- tjetrin, përndryshe ata që nuk respektojnë të përjashtohen nga gara.





Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primareve.
I kam propozuar një emër për kryetar të parlamentit të Tiranës që ai e priti shume mire. Shumë shpejt do ta mësoni. Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët e Tiranës. Do ta shikoni forcën. Është super politikan”, u shpreh nder te tjera Ilir Meta.
“Jemi në një sintoni të plotë, kryetari i ardhshëm i Bashkisë, i opozitës së vërtetë që do triumfojë dhe kryetari i ardhshëm i këshillit të Bashkisë, i Parlamentit të Tiranes, do bëjnë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj”, u shpreh Meta.