




Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupi, e cilëson procesin e primareve të organizuara nga pjesa e Sali Berishës si show.
“Më duket jo e drejtë dhe jo ligjore që zotit Berisha t’i drejtohen kryetari i Partisë Demokratike, përderisa nuk ka vendim të formës së prerë nga gjykata.





Kjo nuk është zgjidhje juridike, por politike. Ajo që duhet t’u përcjellim demokratëve dhe qytetarëve, kjo ka qenë një betejë për të zgjedhur mes të ardhmes dhe ekzistencës së PD, që vazhdon të jetë në bashkëpunim dhe aleancë të plotë me SHBA.
Nuk do ishim në këtë situatë nëse zoti Berisha nuk do e përdorte Partinë Demokratike për interesin e tij personal”, u shpreh anëtarja e kryesisë së PD-së.





Duke folur në studion e MCN Live, Jupi deklaroi se nëse Sali Berisha do kishte vazhduar siç tha në fillim me përballjen me shpalljen “non grata” në mënyrë personale, Partia Demokratike nuk do të ishte në këtë situatë.
Sipas saj, nuk është vetëm një grup deputetësh që mendojnë ndryshe, por se janë dy palë në Partinë Demokratike.





“Një pjesë që mbështesin Berishën në rrugën kundër SHBA dhe Britanisë së Madhe dhe një grup tjetër po me mbështetje në bazë dhe për hir të elektoratit që ka zgjedhur me modesti për ta zgjidhur këtë çarje.
Kjo pjesë ka zgjedhur të ruajë ca parime, të ruajë PD në ato shina dhe shtyllë kurrizore për të cilat është krijuar PD. Duke shkuar të ndarë në këto zgjedhje do ulim shanset e përfaqësimit të demokratëve në pushtetin vendor.
Ndërsa kishte çuar zotin Paloka për bisedime, zoti Berisha vazhdonte me logjikën e faktit të kryer, me primaret.
Ne nuk jemi kundër tyre, do duhet që këto kandidatë të mos jenë produkt vetëm i pjesës së Foltores dhe Rithemelimit, më duket si show se sa zhvillim real i primareve.





Si në 6 mars dhe tani e dimë se kush do jetë rezultati i primareve. Le të zgjidhen kandidatët 50% me primaret dhe 50% të merrej mendimi i asaj pjese që nuk është integrale, i shoqërisë civile apo pjese tjetër.
Me shpejtësi u vendosën datat e primareve dhe marrëveshjet politike, këto i vranë negociatat mes palëve.
Nga pala tjetër nuk u dallua vullnet real, unë personalisht vlerësoj se Sali Berishës i duhet një pjesë e PD që ta ketë në kontrollin e tij duke zhdukur mendimin ndryshe, që ta përdorë për qëllimin e tij”, u shpreh demojratja.
Jupi ndau mendimin se në shtresëzime të ndryshme sociale që ka Partia Demokratike, Sali Berisha ka ndikimin e tij dhe një pjesë e ndjekin për interesa personale, karriere dhe një pjesë sepse e duan.
“Nuk e gjej të logjikshme shprehjen ‘ne jemi ku janë demokratët, ne jemi ku është baza’.
T’i nuk mund të justifikohesh se me që një pjesë e demokratëve duan Sali Berishën, baza është aty”, thekson Jupi.
Lidhur me Partinë Socialiste, Jupi tha se kemi përballë një regjim që ka në dorë të gjithë pushtetet dhe energjia e humbur me hallin e brendshëm në Partinë Demokratike ka qenë favor për Partinë Socialiste.
Ajo shtoi se dështimi i reformës territoriale, i një rikonceptimi i shkon për shtat marrjes së pushtetit dhe konsolidimit të pushtetit nga ana e Edi Ramës.
“Jemi përballë njerëzve që në mungesë të shpresës kanë zgjedhur të ikin. Ka qytetarë që e shohin të ardhmen e tyte dhe familjeve të tyre jo të lidhur me Edi Ramës.
Zoti Berisha ka bërë një dëm shumë të madh në PD, por një dëm më të madh i kanë bërë njerëzit dhe individët që kanë pasur mungesë koherence të qëndrimeve.
Zoti Basha ka dhënë dorëheqjen me të vetmin qëllim, nëse unë jam problemi për bashkimin e PD, jap dorëheqjen”, thekson demokratja.