




“Plaku non grata” vijon me telenovelën se amerikanët i kanë rënë në qafë kot kur e shpallën të padëshiruar. Sipas tij, ky ishte një vendim kryekëput i sponsorizuar nga Rama dhe nga Soros.





Thirrja e Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar për të arrestuar “non gratat” ka alarmuar ish-kryeministrin Sali Berisha.





Amerikanët ja bënë të qartë SPAK-ut se nuk mund të livadhisë i lirë një person i sanksionuar për korrupsion dhe kjo gjë ka hedhur në sulm “plakun non grata”. Berisha ka dalë me një përgjigje zyrtare, ku sulmon të dërguarin e DASH.





“Meqenëse z. Eskobar në mënyrë të përsëritur u bën thirrje institucioneve shqiptare të krijuara nga reforma sorosiane të hetojnë akuzat ndaj meje; unë i bëj thirrje atij të respektojë minimalisht kërkesat që ju vijnë nga kongresi për të bërë transparencë për këtë vendim të bazuar totalisht mbi shpifje!





Në deklaratën e tij z Eskobar thotë se vendimi nuk ka qenë politik, por në fakt, jo vetëm mungesa e fakteve dhe e transparencës por mbi të gjitha, instrumentalizimi i këtij vendimi është prova më e fortë e substancës, qëllimit madje dhe aktorëve politikë që qëndrojnë pas tij”, shprehet Berisha.





Më tej ai ka sulmuar edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim, teksa i akuzon amerikanët se po shkelin sovranitetin e vendit. Po ashtu duket qartë se Berisha ka frikë se më 3 nëntor gjykata mund ta nxjerrë nga partia.





“Kjo është parë qartë në deklaratat groteske të ambasadores suaj e cila kërcënonte demokratët që mbështesnin Berishën se do të hanin bar! Tek kërkesa brutale, absurde dhe në dhunim flagrant me sovranitetin e vendit që Sali Berisha të mos futej në parlament! Tek ndërhyrjet në kundërshtim me Konventën e Vjenës në zhvillimet e brendshme brenda Partisë Demokratike,





deri tek thirrjet e hapura ndaj elektoratit se për kë duhet të votojnë, apo presionet ndaj gjykatave për ta bërë shumicën pakicë, të gjitha këto në kundërshtim me sovranitetin e Shqipërisë, ligjet e vendit dhe konventave ndërkombëtare”, shton Berisha.
Ish-kryeministri është ndalur dhe te thirrja e Escobar për demokratët. Ai kërkoi prej tyre që të reflektojnë dhe të mos i shkojnë mbrapa një personi “non grata”. Ndërkohë Berisha në qëndrimin e tij shprehet se ata janë të gjithë pro-amerikanë.
“Dua të sqaroj opinionin se ata që mbështesin Sali Berishën janë burra dhe gra që përmbysën diktaturën, e cila në vend të votave u ofronte bar; janë të rinj dhe të reja që nuk duan të largohen nga Shqipëria. Të gjithë ata nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, shpifjen për realitet dhe as të delegojnë ndërgjegjen e tyre. Ata kane mirënjohje të pakufijshme ndaj SHBA për rolin e saj historik në sovranitetin e Shqipërisë dhe të Kosovës, por ata janë patriotë dhe nuk mund të pranojnë kurrë që dikush tjeter përveç qytetarëve shqiptarë të caktojnë deputetet e parlamentit të tyre”, shton Berisha.
Ndërkohë “plaku non grata” vijon me telenovelën se amerikanët i kanë rënë në qafë kot kur e shpallën të padëshiruar. Sipas tij, ky ishte një vendim kryekëput i sponsorizuar nga Rama dhe nga Soros. Duket se Berisha i jep “gajret” vetes, pasi vetë Escobar dje e tha hapur se ata kanë prova konkrete për korrupsionin e tij.
“Dezignimi i Sali Berishës pa asnjë provë, fakt apo dokument përsëris se është rezultat i lobimit korruptiv mafjoz të Edi Ramës dhe protegesë së tij George Soros, si hakmarrje e verbër politike pasi unë në vitin 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros dhe kam kundërshtuar projektet e tij të ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, kam kundërshtuar Ballkanin e Hapur si projekt serbo rus, si dhe reformën e drejtësisë, e cila sot ka shndërruar drejtësinë shqiptare në një degë të diskretituar para shqiptarëve të ekzekutivit të vendit. Shpallja ime non grata 8 vite pasi kisha hequr dorë nga çdo rol udhëheqës dhe vendimmarrës në Partinë Demokratike, por me një autoritet moral mes demokratëve dhe në shoqërinë shqiptare, kishte dhe ka si qëllim kryesor të ndihmohej qeveria e Edi Ramës, e cila është me e korruptuara në Europë, dhe të dëmtohej opozita shqiptare e të përbaltej trashëgimia e saj 30 vjeçare”, tha Berisha.
Thirrja e ardhur nga Escobar duket se ka rënë si “bombë” te Berisha, pasi reagimi i sotëm tregon qartë se “non grata” i shqetësohet nisjes së hetimeve ndaj tij.