Berisha publikon videon: Ja si Rama bullizon dhe ofendon të riun

Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama me disa të rinj.

Siç shihet edhe në video, Rama i tërheq vëmendjen një djali që po rrinte në mes të turmës me kapuç në kokë dhe me këmbëngulje e ngre atë në këmbë dhe e pyet për notat në shkollë.

Ka qenë pikërisht komunikimi i Ramës ai që ka tërhequr vëmendjen e Berishës, i cili e quan kreun e qeverisë bullizues që imponon dhe ofendon të rinjtë.

“Bullizuesi i pashok, prej harbutërisë, komunikon me tallje, imponime, ofendime dhe përçmim!

Bullizmi është arrogancë!”, shkruan kreu i PD-së.