




Sali Berishës duket se nuk i del inati me të dërguarin e DASH, Gabriel Escobar.





Ky i fundit kërkoi hetimin e tij dhe Berisha reagoi ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale. Por nuk është mjaftuar me kaq pasi e ka sulmuar dhe në rrjetet sociale.





Berisha i cilësoi këto thirrje si të pandershme dhe ndërhyrje në punët e brendshme, ndërsa shtoi se ato vetëm i rrisin mbështetjen në këto momente.





“Sa i përket thirrjes që iu bëri institucioneve, unë i them kongresit të ndërmarrë një hetim për të zbardhur të vërtetën për çfarë shkeljesh janë bërë në këtë rast. Sa i përket thirrjes ndaj demokratëve i them se ata kanë në historinë e tyre marrëdhëniet e jashtëzakonshme me SHBA. Demokratët kanë në histori përmbysjen e diktaturës. Ata u bashkuan me Berishën sepse nuk mund të pranon gënjeshtrën me të vërtetë. Nuk mund të pranonin dorëzimin e sovranitetit dhe delegimin e ndërgjegjes. Një thirrje analoge për fat të keq e bëri Kim në 4-5 mars, e bëri dhe në dhjetor, këto thirrje vetëm sa kanë rritur mbështetjen për Sali Berisha, por janë të pandershme dhe ndërhyrje në punët e brendshme të PD”, tha Berisha në “A2 CNN”.