




Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj në rrjetet sociale i bën thirrje ministres së Ekonomisë të bëjë një krahasim ndërmjet borxhit për frymë të qytetarëve shqiptarë në vitin 2013 dhe vitin 2022.





Leskaj thotë se borxhi për frymë i qyterave ndërmjet kësaj kohe është rritur me 80% për frymë.
Postimi i plotë:
Kur programet bëhen me “tigan e kazan”!





1- Zonja ministre, a mund të më bëni një krahasim ndërmjet borxhit për frymë të qytetarëve shqiptarë në vitin 2013 dhe vitin 2022?
Dhe në rast se ky borxh për frymë i qytetarëve shqiptarë do të rezultojë në një rritje 80%, a nuk është ky një tregues i falsitetit të pretendimeve tuaja dhe të qeverisë për rritjen e mirëqenies së shqiptarëve?





2- Ju keni deklaruar këtu në buxhet uljen e borxhit publik për këtë vit në 67.5% dhe folët edhe për një eurobond që pritet të merrni, etj. Ne jemi në kohë krize dhe, jo vetëm ne, por është e gjithë bota. Siç kuptohet edhe interesat e eurobondit do të jenë edhe më të larta. Interesat e borxhit pritet të rritem rreth 20% më shumë se sa viti aktual, ose 61 miliardë lekë. Atëherë këto pritshmëritë tuaja për uljen e borxhit nuk ju duken tejet ambicioze, apo jenë pjesë e megamashtrimit që ju kenio ndërtuar nga 2013 e deri më sot?
Pasi në fillimet e 2013-2017 ju deklaronit që borxhi do të shkojë në 60% të PBB-së në programin që dolët me “kazan”. Edhe në programin 2017- 2021 bëtë të njëjtën gjë dhe, për çka mbani ju përgjegjësi tek programi i fundit i vitit 2021 ju e keni të shkruar, e zeza mbi të bardhë që synoni deri në fund të mandatit uljen e borxhit deri në 60% të PBB-së.





Sa besim mendoni ju se duhet të kenë qytetarët tek një qeveri që nuk i ka mbajtur premtimet e veta në këto 9 vite dhe premton sërish ulje borxhi?
3- Ne flasim për treguesit që jep ministria e financave, të cilat thonë se borxhi është 70% i PBB, ndërkohë që ne si opozitë dhe specialistë të tjerë themi se borxhi është 100% i PBB.
Këto detyrimet që ne shprehim se duhet t’i shtohen borxhit publik, qëndrojnë si detyrime dhe nëse i shtohen borxhit publik, a nuk shkon ky borxh në 100%?
Konkretisht flas për detyrimet e prapambetura që juve ju rezultojnë me një stok prej 15.5 miliardë lekë; detyrimet e akumuluara të Ndërmarrjes së Ujësjellës- Kanalizimeve, të cilat rezultojnë të jenë rret 21.9 miliardë lekë, detyrimet e tjera kontiogjente nga vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, të cilat shkojnë rreth 430 milionë euro dhe kanë tendencë rritjeje; detyrimet kontigjente për koncesionet e PPP, të cilat llogariten në 1.57 miliardë euro ose 13.7% e PBB-së; detarimet e ndërsjellta të ndërmarrjeve energjitike në vlerën 144 miliardë lekë. Pra, nëse këto shifra i shtohen borxhit, a nuk shkon borxhi 100%?
4- Një pyetje, e cila mund të konsiderohet retorike. A duhet të shqetësohemi ne për faktin se sa është fuqia ripaguese e vendit tonë? Sa të qëndrueshme janë rrjedhjet e ardhshme të parasë?