Çupi deklaratë “BO.MBË”: Meta ka shitur informacion sekret tek Irani, ngarkoii një kamikaz…

Lajme

Analisti Frrok Çupi ka bërë deklarata të forta ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu.

Çupi tha se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë kohës që ishte në drejtimin e Presidencës ka shitur informacion sekret tek shteti i Iranit.

“Meta ka shitur informacion sekret tek Irani.

Një pjesë e stafit të Presidencës ka shitur informacion tek rusët dhe Irani gjatë kohës që Meta ishte në drejtim të institucionit.

E njohim të gjithë personin që eshtë ngarkuar nga Meta që të jetë kamikaz dhe të shpërndajë informacion.

Meta ka lidhje të forta me Iranin, Rusinë dhe Shërbimin Informativ serb,” ka deklaruar Çupi për “Zona Zero”.