




Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për futjen në garën për Tiranën, të partisë “Nisma Thurje”.





Këlliçi deklaroi se kjo nuk i shërben përpjekjes së opozitës për të mundur Erion Veliajn.
Belind Këlliçi: Lajmi i fundit nga shoqëria civile, Nisma THurje ka deklaruar se do të ndxjerrë kandidat. Njërin nga këta e kisha në studio, më tha po kandidove ti jam me ty. Kemi një kundërshtar të fortë përballe. Nga ana tjetër dalin particka…





Neritan Sejamini: Pse nuk ka të drejtë Nisma Thurje të kandidojë, që është kundër Metës, Berishës, Ramës, Veliajt?
Belind Këlliçi: Shkon në favor të status quo.
Neritan Sejamini: Ky është mentalitet komunist, ose me mua ose me armikun. Pse e paragjykon ti atë?
Belind Këlliçi: Kur hyn në garë, hyn për të fituar apo për tu promovuar?





Neritan Sejamini: Hyjnë për shumë arsye. Ka kandidatë që hyjnë për të promovuar një kauzë, për tu afirmuar politikisht.
Belind Kalliçi: Ky është luks i madh për aktualitetin politik në Shqipëri. Llogaria politike dikton që të bashkohet forca për të shtuar vagonët e një lokomotive që ecën. Unë flas për bashkim forcas, jo për diktaturë.
Neritan Sejamini: Të takon ty ta bindësh atë, jo ta shash.
Belind Këlliçi: Nuk e shava, thashë është lajmi i fundit nga shoqëria civile.