




Zgjedhjet lokale po afrojnë, e aq më e madhe bëhet dashuria e tre partive që historikisht kanë patur pushtetin me rotacion.





Normalisht edhe atyre që u bie të luajnë rolin e opozitarëve, marrin pjesën e tyre nga thesi i madh i parave publike.





Kështu, pak muaj para primareve, duket se PS ka nisur të ndajë paratë publike edhe për LSI-në e Rilindur. Ish-kunata e Ramës, Albana Fico, drejtoresha e QSUT i ka dhënë kompanisë MEGAPHARMA të Petrit Vasilit i cili ia ka kaluar me letra djalit të dajës Luçit (Rasim Hamzarajt) e ky i fundit gruas së tij Monika Hamzarajt.





Kompania e Vasilit është e njohur në rrjetin e Shëndetësisë pasi ka marrë një mori tenderash në kundërshtim me ligjin. Konkretisht i fundit me vlerë mbi 2 MILIARD LEKË është përfituar me 100% të vlerës së Fondit Limit.
Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për “Mungesë Konkurrence” pasi në garë rezulton vetëm kompania MEGAPHARMA.
A ka provë më të madhe dashurie para-zgjedhore se një 2-miliardësh lekë? T’i gëzojmë edhe primaret miq!