




Ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu, e drejton gishtin nga SHBA-ja në lidhje me sulmin terrorist, të ndodhur ditën e djeshme në një nga zonat më të populluara të Stambollit, ku mbetën të vdekur 6 persona dhe u plagosën 88 të tjerë.





Në një deklaratë para medieve Soylu tha se nuk i pranon ngushëllimet e SHBA-së dhe ndër të tjera u shpreh: “Ngushëllimet e SHBA-ve janë një situatë e ngjashme me atë kur vrasësi është i pari që gjendet në vendin e krimit. Ne e morëm mesazhi, tani do të shihet edhe përgjigjja jonë”.





Nga ana tjetër, ministri ka akuzuar në mënyrë direkte grupet terroriste siriane në lidhje me sulmin. Kjo është një akuzë e fortë ndaj SHBA-së në një kohë kur raportet mes Ankarasë dhe Washingtonit janë plot tension. Në të shkuarën turqit kanë akuzuar SHBA-në se furnizon me armë grupet terroriste siriane.