DENONCIMI/ “Pëllumb Gjoka, do bëjë investim strategjik në Velipojë me dokumenta të falsifikuara”

Lajme

Investitorët strategjikë janë shtuar shumë së fundmi dhe më të favorizuarit, janë ata që kanë lidhje të ngushta me qeverinë. Pas Gaz Pajës, një investitor strategjik ka dalë në zonën e Velipojës dhe më konkretisht në vendin, ku në vitin 2020, IKMT ndërmori një aksion për prishjen e disa restoranteve.

Sot, kuptohet qartë që ky aksion është bërë për t’i hapur rrugën këtij investitori strategjik, i cili është në gjykatë dhe akuzohet për falsifikim dokumentash.

Bëhet fjalë për Pëllumb Gjokën, biznesmenin, që përmendet shumë nga ana e opozitës si një trafikant droge dhe mik i ngushtë i Edi Ramës.

Familja Marku, pronare e një prej restoranteve të prishur në 2020, ka denoncuar së fundmi, në redaksinë e JOQ ALBANIA, se si Pëllumb Gjoka dyshohet se do kryejë një investim strategjik me letra të falsifikuara.

Bëhet fjalë për 39 hektarë, të cilat Pëllumb Gjoka pretendon se i ka fituar përmes një akt trashëgimie nga halla e tij. Mirëpo, dyshohet se ky akt trashëgimie është i falsifikuar dhe për këtë vajza e hallës e ka kallëzuar Pëllumb Gjokën.

Për këtë JOQ ka siguruar edhe dokumentat ku grupi i ekspertëve thotë se ka ndërhyrje dhe letrat janë të falsifikuara.