Dëshpërimi i thellë që s’i shihte/ 50-vjeçari që u gjet i vdekur kishte Photoshopuar veten në foton e fëmijëve

Lajme

Të tjera detaje janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Kukës. 50-vjeçari Albert Krasniqi u gjet i pajetë në banesën e tij.

Fqinjët nuk e kishin parë prej 2-javësh dhe ishte ngritur alarmi për zhdukjen e tij. Krasniqi jetonte i vetëm në banesë dhe ka qenë era e rëndë e trupit të tij të dekompozuar që ka frikësuar fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë.

Sipas informacioneve për JOQ, 50-vjeçari ishte i dëshpëruar për tre fëmijët e tij pasi kishte kohë pa i parë. Dy vajzat dhe i biri jetojnë me të ëmën jashtë shtetit pas divorcit.

Dëshpërimi i madh për fëmijët e tij e bëri 50-vjeçarin të modifikonte foton e tij pas fëmijëve të tij dhe t’i postonte ato në rrjetet sociale duke krijuar idenë se i kishte pranë.