




Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Drejt” në RTV Ora tha se grupi i Alibeaj nuk bëri marrëveshje pasi nuk pranoi 11 dhjetorin dhe primaret.





Ai u shpreh se PS-aj e ka zhdukur tashmë votën, ndërsa demokratët kanë kërkuar primaret për të vendosur vetë për ata që do t’i përfaqësojnë.
“Do të punojmë me aleatët e tjerë që të arrijmë në marrëveshje. Ata në PD janë një grup i vogël. Kur ne qëndrojmë të hapur, sikurse e ka thënë Alibeaj shkaku ka qenë Kuvendi i 11 dhjetorit dhe primaret. Këtu ndahemi me çdo njeri, sepse primaret janë sanksione ndaj Sali Berishës dhe PD-së.





Krahu tjetër ka zhdukur votën. Asnjë shqiptar nuk mund të ndihet i qetës kur PS-ja nuk voton, sepse historia ka vërtetuar se këto forca mund të bëhen terroriste. Në Britani u ndërruan krerët e partive dhe kryeministrat në mënyrë demokratike dhe votë. Çdo demokrat duhet t’i mbështesë primaret. Anëtarët e partisë duan që të vendosin për ata që i përfaqësojnë”, tha ai.