Detajet tronditëse! E moshuara dyshohet se dhunohej sistematikisht, zbulohet pse nuk tregonte

Lajme

Ngjarja e rëndë në Pejë, ku punonjësja në “Shtëpinë e të Moshurave”, Aurona Pelaj shfaqet duke dhunuar një grua të moshuar, ka shkaktuar zemërim dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.

Por atë çka e bën më tronditëse këtë ngjarje është fakti se e moshuara vuan nga sëmundja e Alzheimer apo humbja e kujtesës dhe nisur nga ky fakt dhëndri i saj ka shprehur shqetësimin se ajo mund të jetë dhunuar vazhdimisht.

Dhëndri i së moshuarës së dhunuar ka thënë se ajo vuan nga Alzhaimer dhe se paguanin 650 euro në muaj në këtë qendër që të kujeseshin për të dhe që të ishte më e sigurt atje, por me sa duket e kundërta ka ndodhur.

Gruaja e moshuar është nëna e një ushtari të UÇK-së, Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit në vitin ’99 gjatë luftës me Serbinë.

Të moshuarës tashmë i është siguruar një vend strehimi në Shtëpinë “Jetimat e Ballkanit”, nga bamirësi Halil Kastrati.