




Një video e rëndë ku shihet se si një e moshuar goditet me shuplaka dhe shkelma nga punonjësja e azilit Aurona Pelaj, e cila pavarësisht tentativave nuk ishte e aftë të mbronte veten ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri.





Pas emrit të punonjëses Aurona Pelaj, janë bërë me dije dhe emrat e dy punonjëseve të tjera të cilat, qeshnin dhe filmonin skenën e dhunës ndaj të moshuarës në azil.





Dy punonjëset quhen Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi.
Infermierja Aurona Pelaj, që ushtroi dhunë ndaj të moshuarës në Pejë bashkë me tre kujdestaret që u panë duke bashkëpunuar në këtë akt, janë pezulluar nga puna. Këtë e ka bërë të ditur vetë shtëpia e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku edhe ndodhi akti i dhunës.





Në dokumentin e publikuar, bëhet me dije se Pelaj është pezulluar për “sjellje të pahijshme” derisa tri të tjerat për faktin se nuk e kanë lajmëruar rastin te përgjegjësi. Po ashtu thuhet se masa të tjera ndaj tyre do të ndërmerren pas procedurave hetimore të policisë.
Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall.