




E moshuara e dhunuar në Qendrën për të moshuar “Orenda” në Pejë rezulton të jetë nëna e dëshmorit Taulant Nuraj. Ky i fundit ka vdekur në betejë me serbët, në fshatin Çabrat, në kohën kur zhvillohej lufta në Kosovë.





E moshuara u dhunua sot nga punonjësja Aurona Pelaj e cila bashkë me koleget e saj, e rrihnin dhe e filmonin e duke e tallur gjithashtu. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëse po hetohen. Rrjeti është mbushur me reagime që kërkojnë revokimin e licensës.





“Revokim të licencës dhe dënim meritor për dhunuesen Aurona Pelaj bashkë me kontribueset e këtij akti makabër ndaj gruas së moshuar,”- shkruhet në postimin e shpërndarë masivisht.