Dhunohet i moshuari në “Astir”, dera e urbanit i përplasi nipin 7 vjeçar, i mituri “shpërthen” në të qara

Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Astirit”, ku një i moshuar është dhunuar nga dy djem të rinj.

Ata mendohet se janë kontrollorë të linjës së “Tiranës së re” dhe pasi kanë ofenduar të moshuarin, siç shihet dhe në video, e qëllojnë me shpulla.

I moshuari ka qenë duke zbritur nga urbani në stacion, bashkë me nipin e tij 7 vjeçar, kur dera e urbanit e mbyllur me shpejtësi nga shoferi, ka përplasur vogëlushin. Në sfond, ai dëgjohet teksa qan, ndërkohë dy të rinjtë i dhunojnë dhe gjyshin.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Tiranës, per këtë ngjarje të rëndë.