“Dhunuan të moshuariin, dy të fortët s’e kanë herën e parë, kanë rrahur dhe të moshuar të tjerë”

Lajme

Dhjetra qytetarë kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, ku është dhunuar një i moshuar, i cili po mbronte nipin e tij.

Mësohet se personat që kanë dhunuar të moshuarin, janë përgjegjës dhe kontrollor të linjës së urbanit.

Mirëpo, një qytetar tregon për JOQ se një skenë e tillë ka ndodhur edhe kohë më parë. Këta persona rrinë në një lokal në Astir dhe sa herë që ka situata të tilla ndërhyjnë në këtë mënyrë.

Qytetari, i cili preferon të mbetet anonim shkruan:

Joq pershendetje ,nuk eshte hera e pare qe dhunohen mosha e ketij gjyshit ne fjale ne autobuzat e tiranes re ,zotria qe esht ngjitur me djalin qe e qelloi qe thot mos e qello, ka qelluar para nje muaji nje tjeter, mosha e ketij gjyshit, me arsyen qe shtyu mos rri tek dera. Jane pronar te autobuzave, prandaj bejne keshtu se ju rreh krahet shteti. E kam pare vet skenën dhe shume te tjere qe ishin n autobus. E bej perdit kte linje dhe jam i sigurt. Rrin ne nje lokal n astir dhe sa ndodh dicka qarkullojnë dhe i japin zgjidhje si ajo ne video. Ksaj here esht kapur me video po kushedi sa e sa here ka ndodhur. Para nje muaji ka ndodhur po e njejta skene me te njejten moshe Nuk jane qytetar t thjesht por administrojne autobusat, bejne kapadaiun me pleq e plaka.