




Analisti Frrok Çupi i ftuar në një intervistë televizive tha se Sali Berisha po bën ‘përpëlitjet e fundit’, teksa iu referuar edhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila tha se diçka po ndodh në Shqipëri. Sipas Çupit, Berisha e di që po ndodh diçka dhe prandaj po bën edhe lëvizjet e fundit.





“Sot Kim thuajse e ka dhënë përgjigjen. Tha një gjë e madhe po ndodh. Besoj se ju po e ndjeni në ajër. Janë falët e saj të drejtpërdrejta. Berisha e di që po ndodh një gjë e madhe dhe po bën lëvizjet e fundit, lëvizjet maksimale, jashtë ligjore.





Protesta ishte hajdeni ju nga gjithë Shqipëria se do mbaj një fjalim. Historia është personale, nuk është politike. PD është ajo që njeh ligjin”, tha Çupi.