Dosjet përvëluese të Sali Berishës alarmojnë Ilir Metajn, nxjerr sekretarin për të konfirmuar besnikërinë dhe mohon pazaret me SHBA

Lajme

Dosja e spiunit të ish-Sigurimit të Shtetit me iniciale I.M e ish-presidentit Ilir Metaj, që pritet të zbardhet nga Autoritetit i Dosjeve,

pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë të ligjit të dosjeve, nuk është i vetmi merak i kreut të Partisë së Lirisë.

Ky i fundit duket se ka një problem me të madh se dosja që e lidh atë me ish-Sigurimin apo spiunonim shokësh, e cila mësohet se është kthyer në makthi më i madh i tij.

Kohët e fundit në korridorët e politikës ka pasur zëra, se raportet e Metës me ish-kryeministrin Sali Berisha janë krisur.

Mësohet se sebep është bërë takimi që kreu i PL ka zhvilluar me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe fakti se Sali Berisha ka në duart shumë dosje përvëluese që përfshijnë Metën në pastrim parash, vrasje dhe korrupsionin galopant, ku disa janë edhe të njohura si vjedhja e floririt të Krrabës apo blloku 700 mijë euro. Për këto ka dijeni edhe analisti i njohur, Frrok Çupi, i cili akuzon Metën si i përfshirë në disa vrasje dhe grabitje parash. Por teksa Berisha dhe eksponentë të “Foltores” mendojnë se ish-presidenti po distancohet nga ish-kryeministri, pasi ja kanë kërkuar amerikanët, vetë kryetari i Partisë së Lirisë nuk ndihet komod, për shkak se ka nuhatur se kryefoltoristi mund t’i hedhë në erë atij karrierën dhe madje mund ta çojë edhe në burg. Kështu që për të qetësuara Berishën se mos i bëjë ndonjë proçkë, dje Meta ka nxjerrë sekretarin e PL, Tedi Blushi, për të qetësuar gjakrat. Zoti Blushi ka zbuluar detaje nga takimi që shefi i tij zhvilloi me ambasadoren Kim pak ditë më parë, ndërsa i dha garanci Berishës se Meta nuk do të bëjë pazar me amerikanët në kurriz dhe dëm të tij. “Ka qenë bisedë e hapur me nota pozitive. Madje mund t’ju them se takimi ishte karakterizuar nga batuta dhe të qeshura. Kanë qenë gjithmonë të mira marrëdhëniet e PL me SHBA. Nuk kanë fare lidhje me marrëdhëniet e Metës dhe Berishës”, deklaroi Blushi.

Dosjet kompromentuese të Sali Berishës

Përdorimi i dosjeve në formë shantazhi është një praktikë e njohur e ish-kryeministrit Sali Berisha. Së fundmi u faktua se Ilir Meta, është marrë peng nga Sali Berisha që në 1991, pikërisht për shkak të dosjes me ish Sigurimin e Shtetit. Mësohet se gjatë këtyre kohëve Berisha e ka mbajtur peng Metën, madje qysh në vitin 1991 dhe se ish-kryeministri ka pasur dijeni se ish-presidenti ka qenë spiun i Sigurimit. Diçka shumë e fortë mban lidhur Ilir Metën tek Sali Berisha, pasi raportet mes tyre janë një histori që karakterizohet nga urrejtja deri tentativë për eliminim fizik të tjetrit, akuzat e llahtarshme, arrestime dhe shantazhe, por edhe nga flirte, aleanca, pazare, bashkëqeverisje, përbetime për dobësi të veçantë ndaj njëri-tjetrit, protesta të përbashkëta, bashkim kundër Lulzim Bashës, SHBA-ve, reformës në drejtësi dhe natyrisht kundër Edi Ramës. Për shqiptarët janë shfaqur vetëm akuzat e forta mes tyre, por pazaret dhe shantazhet e fshehta ende nuk kanë dalë në “sipërfaqe”. Por edhe akuzat ndër vite tregojnë shumë.