E FUNDIT/ Aksident në “Don Bosko”, një qytetar në gjendje kritike për jetën

Lajme

Është përplasur nga makina një qytetar në zonën e Don Boskos, në Tiranë. Mësohet se gjendja e tij është e rëndë.

Sipas burimeve për JOQ në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe infermierët po i japin mjekimin e duhur në vendngjarje.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin.

Nuk dihet ende mosha e të aksidentuarit dhe si ka ndodhur ngjarja.