E FUNDIT/ Konfirmohen 6 viktima dhe 53 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll

Lajme

Presidenti Erdoğan njoftoi se nga shpërthimi në rrugën Istiklal, në Stamboll, 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë plagosur.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur nga videot e shumta që qarkullojnë në rrjetet sociale. Shërbimet e urgjencës ndodhen ende në vendngjarje, pasi shumë persona po e marrin trajtimin atje.

Shpërthimi i sotëm duket në fakt si një sulm terrorist, pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është gjithmonë e populluar, më së shumti me turistë, që frekuentojnë dyqanet e shumta në zonë.

Një shpërthim ka ndodhur në lagjen Beyoğlu, në rrugën Taksim Istiklal, rreth orës 16.20 të ditës së sotme. Në vendngjarje janë dërguar ekipet tona të policisë, shëndetësisë dhe zjarrfikësve. Ka viktima dhe të plagosur. – tha Guvernatori i Stambollit.

Ndërkohë në disa video shihet se disa persona janë plagosur rëndë, teksa trupi i disa të tjervë është shpërndarë gjithandej nga shpërthimi i fortë.