




Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se kryeministri Ram e ka kthyer vendin në diktaturë të bazuar në drogë, krim e vjedhje.





“Diktaturë që pranon për interesa të saj ekonominë e tregut. Republika e Shqipërisë, diktaturë që pavarësisht lidhjeve me të shkuarën nuk bazohet në mendësinë marksiste, por narko diktaturë që bazohet në vjedhjen krimin e drogën.





Qytetarët pyesin si ka mundësi që një vend monist, me kushtetutë parti shtet të jetë më mirë në zbatimin e ligjit se sa një vend anëtar i NATO-s që ka hapur negociatat me BE dhe në Kushtetutë ka ndarjen e pushtetit?





Vota është fiktive njëlloj si në Vietnamin komunist. këto vijnë se vendimet në qeveri bashki e gjykata polici e kudo i merr kremi, droga rryshfet e vjedhja. Kjo është e vërteta për Ramën nuk ka ligje e Kushtetutë që të pengojë vjedhjet e tmerrshme të tij. nuk ka standart moral ti diktojë të mbajë një Kod. Ai njeri ka udhëtuar 137 herë me Charter.





Çmenduri të tillë abuzive sja ka lejuar vetes asnjë diktator e korruptoj tjetër. 22 mln euro kryeministri i vendit më të varfër i Europë, 2 herë më shumë udhëtime se Presidenti i vendit më të pasur në botë. këta kannë urrejtje për ju o qytetarë, Ju shohin si qenie inferiore për tju shtypu r e mashtruar. Dadot e koneve i paguajnë me rroga 2-3 herë më të larta se sa merrni ju. Kujdestarin e breshkave më shumë se sa merrni u. kurrë ska pasur Shqipëria qeveritar korruptiv si këta. Etërit e tyre ishin mizor e gjaksorë, por të gjithë në tërësi nuk kanë shpenzuar sa Rama 22 mln euro për udhëtime. mendoni ju që ka fëmijë të sëmurë në vend që nuk gjejnë ilaçe jetike, që ka njerëz që numërojnë kafshatën? E shndërruar kombin në kombin e gomoneve. përzutë nga Shqipëria nga 2014 744 mijë qytetarë e nuk guxoni t’i thoni një fjalë të vetme Ramës, por i lëpihen e servilosen në mënyrën më të paimagjinueshme”, tha Berisha.