




Një bisedë në telefon mjaftoi që dy të rinj nga Fushë-Arrëzi të lidhnin jetën bashkë në martesë e të bëheshin prindër të dy fëmijëve. Por historia nuk pati fund të lumtur.





Por historia nuk pati fund të lumtur. Pretendime për dhunë, tradhëti e mosmarrëveshje të tjera i cuan disa herë në dyert e policisë dhe gjykatës derisa erdhi divorci.





Në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’ të gazetares Evis Ahmeti, sot ishte 37 vjeçari i cili do të rrëfejë historinë e tij problematike si edhe dyshimet për persona që sipas tij i kanë prishur familjen.





“Nuk dua të rikthehem me gruan. Dua vetëm vajzën. Nuk kërkoj dot të drejtën në gjykatë e polici sepse aty funksionon leku dhe trupi” shprehet ai ndërsa flet se si u njoh me ish gruan e tij
“Në telefon. krijoja numra kot derisa doli kjo. U takuam u njohëm, që atëherë ka ndërhyrë kunata. I tha të motrës pse lidhesh me atë ai ka mbytur një grua.
Unë s’kam lidhje me atë ngjarje se për atë është dënuar një tjetër. Unë atëherë isha 15 vjec. Që atëherë ka nis një ftohje me gruan. Gruaja ime gënjen sy më sy. Edhe ta rrahësh ajo sndron mendje.” tha ai, ndërsa pranoi edhe dhunën e ushtruar ndaj saj.