




Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me numrin e lartë të fluturimeve me charter.





Ai ka thënë se është e vërtetë që udhëton me charter dhe për këtë ka bërë një marrëveshje me Air Albania, por këto fluturime i ka për punë.





Sipas Ramës, ky është edhe një promocion për kompaninë Air Albania.
Kryeministri tha se asnjëherë nuk ka udhëtuar me charter për udhëtime private. Sipas tij, këto udhëtime i bën me lekët e shtëpisë dhe jo me lekët e shqiptarëve.
Rama tha:





Kthehem pak tek ajo taksia ime. Është e vërtetë se që prej vitit 2020, ne kemi bërë një marrëveshje me Air Albania, edhe për interesin e Air Albania, për promocion, për të pasur një avion për udhëtimet e punës. E theksoj, për udhëtimet e punës, jo private, që unë bëj shumë pak, por të gjitha i bëj me shpenzimet e miaj, kur dalim ndonjëherë me ata të shpisë.