




Edi Rama është sot në Përmet, ku duket se ka nisur fushatën edhe për zgjedhjet vendore. Për ta patur sa më të lehtë propagandën,





Rama sillet sikur është në kohë lufte dhe po lufton për të mirën e shqiptarëve. Ai thotë se ky dimër do të jetë i vështirë dhe sipas tij më i vështiri që nga Lufta e Dytë Botërore.
Rama thotë:





Do të jemi më shumë se kurrë pranë njerëzve në nevojë dhe njerëzve të punës, për ta përballur dimrin që po quhet dimri më i vështirë i Europës nga Lufta e Dytë Botërore, pasojë e inflacionit të luftës së Putinit kundër lirisë e demokracisë perëndimore?





Mburoja financiare për çmimin e energjisë ⭐️ rritja e qëndrueshme e pagave e pensioneve ⭐️ rritja e mëtejshme e pagës minimale ⭐️ rritja e ndihmës ekonomike dhe dyfishimi i saj për nënat me dy fëmijë, pas atyre me tre pranverën e kaluar ⭐️ dyfishimi i ndihmës ekonomike për pensionistët e vetmuar⭐️ rritja e ndihmës financiare bashkë me mbështetjen për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuara ⭐️rritja e financimit për naftën pa taksa për fermerët dhe prodhimin e grurit⭐️ mbështetja e re financiare për naftën në sektorin e peshkimit ⭐️ financimi i transportit urban për mbajtjen në vend të çmimit të biletës… këto janë masa tanimë aktive në mbështetje të ekonomisë së familjeve shqiptare, të cilat do të pasohen nga bonusi i fundvitit për pensionistët, si edhe masat e reja mbështetëse për pagat e pensionet vitin e ardhshëm❤️