




Kryeministri Edi Rama ka filluar fushatën elektorale për zgjedhjet vendore, duke i futur frikën shqiptarëve për ditët që priten të vijnë. Teksa ishte dje në Përmet, ai tha se dimri që do vijë do jetë i vështirë dhe sipas tij, kjo e gjitha për faj të Vladimir Putin.





Mirëpo, ai nuk përfundoi këtu. Në një komunikim me qytetarët, Rama tregoi bisedën me një mikun e tij në Londër, që sipas tij, i vjen fatura 400 paund në muaj për drita dhe për ngrohje.





Sipas Ramës, familjet në vendet e zhvilluara po hyjnë në depresion.
Rama tha:





Familje në vende më të zhvilluara po hyjnë në depresion. Atje ka paga më të larta, por edhe energjia është me e lartë. Më shkruante një mik nga Londra, po më thoshte nga 100, ka shkuar 400 paund vetëm fatura për energjinë elektrike dhe ngrohjen. Ne do e mbajmë me një mburojë financiare, aty ku ishte para se të fillonte kjo flamë. Do bëjmë çmosh që rritjen e pagave ta vazhdojmë që të stimulojmë sa më shumë, jo vetëm njerëzit që punojnë në publik, por edhe ata në privat. Do e rrisim sërish edhe pagën minimale. Duam që të vazhdojmë punët, siç bëmë edhe në pandemi