




Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, janë ndalur në Përmet, aty ku dhe kanë zhvilluar një takim me qytetarët e kësaj zone.





Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë i bëri thirrje emigrantëve që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre, duke theksuar se lufta për amnistinë fiskalë do të vijojë deri në miratimin e saj.





“Këtu jetohet më pak stres se në rrëmujë. Kjo është thirrja që i bëj emigrantëve dhe prandaj po luftojmë për të miratuar amnistinë fiskale. Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit nëpër botë por janë një pakicë 1 % më pak, ndërkohë 99% e kusur e tyre janë njerëz si ata këtu që kanë ardhur madje janë martuar dhe me vajza të atyre vendeve ku kanë qenë dhe kanë hapur dyert këtu dhe mbajnë ekonominë,





si janë këta kriminelë?! Është e djathta e rubla ajo palo opozitë. Një pjesë e cilit ka dalë në dritë por ka një pjesë tjetër që nuk ka dalë ende ne dritë. Një skandal i paimagjinueshëm. Por ne do të vazhdojmë përpara sepse kjo është gjëja e duhur dhe e drejtë. Ku do i çojnë kursimet ata. Epo nuk i lëmë në rrugë ne ata”, tha Rama.