




Janë të shumta postimet në rrjetet sociale për Petrit(Pjetër) dhe Jason Rushaj, babë e bir, që humbën jetën ditën e djeshme në Bogë të Shkodrës, pasi rrjedha e ujit mori para makinën me të cilën ata po udhëtonin.





Petrit Rushajka qenë një biznesmen i njohur në zonë dhe humbja e tij dhe e djalit të mitur ka hidhëruar shumë persona.





“Na e coptuat zemren Petrit Rushaj Jason Rushaj! Vdekja e pabese nuk pytka per mirsine e kesaj bote! Emri jot nuk vdes kurrë, do ju kujtojme tan jeten. Krishti u paste ne Parrize! Ngushellime familjes, shoqnise, Pultit e tane Shkodres per ket humbje kaq te madhe!” -shkruan një mik i tij.





“Pushofsh në paqe Petrit Rushaj, ngushëllime familjarëve dhe të afërmve për këtë tragjedi dhe dhimbje kaq të madhe. Petrit Rushaj ka qenë një frymëzim jo vetëm për krahinën e Pultit por edhe për mbarë Dukagjinin. E kam njohur prej shumë vitesh dhe kam marrë pjesë në shumë prej aktiviteteve të organizuara prej këti burri të Dukagjinit me plotë energji dhe vullnet për të punuar për vendlindjen e tij. Past dritë dhe pushoftë në paqe, Zoti i forcoftë familjarët të afërmit dhe të gjithë shokët dhe dashamirësit e tij.” – shkruan një tjetër.