




Erion Veliaj ka qenë ditën e sotme në një takim me të rinjtë për të folur në lidhje me projektet e reja.





Në këtë takim, ai ka folur edhe për kullat e larta. Sipas tij, kjo po bëhet sepse Tirana nuk duhet të shkatërrohet në periferi, por duhet të rritet në volum, në lartësi.





Veliaj shpjegon, që kjo do e bëjë Tiranën më të aksesueshme, prandaj dhe po jepen leje për kulla. Kryebashkiaku thotë se duhet të mmaksimizojmë lartësinë në qendër të Tiranës për të mbaruar punë sa më shpejt në kryeqytet.





Veliaj tha:
Kemi dy mundësi, ose shkatërrojmë periferinë e Tiranës, dhe shtrihemi deri në Elbasan, deri në Durrës, deri në Bis të Martaneshit dhe deri në Ndroq, ose do të rritemi në volumetrinë në lartësi, për tu siguruar që lirojmë sa më shumë hapsira në një qytet që është i destinuar të rritet në mënyrë të pandalshme.