Ermal Mamaqi: “Merren Me Mua Sepse Jam Gjenί, Jam I Mrekullueshëm, Jam I Shkëlqyer”

Lajme

A do të quhet shkrimtar tani Ermal Mamaqi? “Jo, nuk e quaj veten shkrimtar. Të flenë rehat të gjithë këta që hanë bukë me këtë gjënë. Nuk do t’i pengoj asnjërit të fitojë çmimin Nobel”

Sa ndikon Ami te sipërmarrja për Ermalin? “Gjithmonë më thotë “Mos u merr” por unë herë pas here them që duhet t’i kthesh ndonjë përgjigje këtyre njerëzve”

Pse komentohet libri dhe pse po merren kaq shumë? “Të them të vërtetën, mund të jap një shpjegim shumë të thjeshtë. Këta merren sepse unë jam një njeri i mrekullueshëm, jam një gjeni dhe një njeri i shkëlqyeshëm”

A ndihet keq Ermal Mamaqi kur merr komente të tilla? “Përkundrazi, është argëtues fakti që njerëzit komentojnë në këtë formë. Madje unë shpesh herë i nxjerr edhe pasqyrën dhe jua tregoj përballë që të shikohen dhe të bllokohen.

Gjithmonë ndodh kundërshtia në fillim dhe pastaj përfundon me duartrokitje dhe dashuri. Është i njëjti skenar, unë dhe ekipi im i marketingut jemi shumë të lumtur sepse populli shqiptar më lejon mua që të bëj marketing falas gjithmonë dhe unë nuk paguaj asnjë lek. Çdo person në planet e di që unë kam shkruajtur një libër sot”

A do të kemi një libër të dytë?
“Tani nuk e besoj që do kemi por kur të kem mundësi ose dëshirë pse jo?”, tha ndër të tjera Mamaqi i ftuar në “Pardon my French”.