Ervin Demo lë Beratin pa drita prej 4 ditësh, makina përplas rëndë kalimtarin

Lajme

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat pak momente më parë. Një automjet ka përplasur një kalimtar tek zona e njohur si “rruga ura e re”, te tregu i përgjithshëm fruta-perime.

Kalimtari si pasojë gjendet në gjendje të rëndë sipas qytetarëve që kanë dërguar videon.

Dëshmitarët ia vënë fajin mungesës së ndriçimit në rrugët publike të qytetit. Ata denoncojnë fort pushtetin vendor të kryesuar nga kryetari i bashkisë Ervin Demo, i cili thonë se ka 4 ditë që i ka lënë rrugët publike të qytetit pa ndriçim.

Përjashtim sipas tyre bëri vetëm mbrëmja e djeshme kur për vizitë shkoi Edi Rama.

Sot pasi vizita mbaroi u rikthye i njëjti avaz me drita të fikura. Shpresojmë ndërkohë që kalimtari të shërohet sa më parë e të mos ketë probleme të mëtejshme.