“Foltorja” dhe PL s’votojnë hapjen e dosjeve, Berisha pranon se Meta është spiun dhe ligji i ri është bërë kundër tij, ish-presidenti sulmon Autoritetin e Dosjeve dhe kërcënon Ramën

Lajme

Deputetët e “Foltores” së udhëhequr nga ish-kryeministri Sali dhe deputetët e Partisë së Lirisë refuzuan të merrni pjesë këtë të enjte gjatë votimit të ligjit të dosjeve,

duke treguar edhe njëherë se ata nuk e dëshirojnë hapjen e tyre. Kanë qenë vetë Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët kanë justifikuar këtë bojkot, për shkak se siç thana ata dje në dy konferenca veçmas,

e cilësuan pajtimin e Partisë Socialiste dhe Partisë Demorkatike për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve, si pazare e gjueti shtrigash.

Berisha konfirmon se Meta është spiun

Por pavarësisht se deputetët e “Foltores” ikën nga Parlamenti, ndonëse thonë se përfaqësojnë ndër të tjera, edhe shtresën e ish-të përndjekurve nga komunizmi, prijësi i tyre Sali Berisha ka konfirmuar se “lepuri fle diku tjetër”.

Dhe kjo, për hir të ish-presidentit Meta, të cilit së fundmi i ka dalë publikisht dosja si spiun i Sigurimit të Shtetit. Vetë Berisha, gjatë një konference për mediat dje nga selia blu, e pranoi se Ilir Meta ka qenë spiun, ndaj dhe nuk e ka votuar atë.

Se po të mos ishte Meta spiun, atëhere nuk kishin pse të braktisnin sallën, për të mos e votuar ligjin në fjalë. Pra ata e thonë vetë se nuk kundërshtojnë ligjin, por janë kundër tij se digjet Ilir Meta. “Hapja e debatit për gjahun e shtrigave të Metës, se ajo për Metën është, atëherë ne menduam të kthejmë ligjin e lustracionit… Kjo është pritshmëria e ligjshme. Pikërisht këtë nuk pranon Rama dhe u zotua dhe i ra gjoksit se ajo kurrë nuk do të ndodhë. Rama po përdor dosjet për të krijuar një treg në të cilin ndodh një problematikë me të drejtat e njeriut. Se ti nuk ke të drejtë për dikë që s’është i interesuar. Kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër përveçse në Republikën e Hashashit. Unë mendoj se deputetët që votuan kanë bërë një gabim se para se at bënin duhet të njiheshin me tekstin. Gjykoj se ky tekst përbënte bazën më serioze më të domosdoshme për interesat e tyre. Ideja se u hapën për herë të parë dosjet është një skandal fund e krye është një mashtrim i madh”, deklaroi Berisha.

Ish-presidenti e cilëson ligjin e dosjeve Pazar

Ndërkohë nga ana tjetër kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi dje gjatë një konference për mediat se deputetët të cilët votuan mbrëmjen e së enjtes ligjin pro hapjes së dosjeve, janë paguar. Ndërsa kur u pyet se nëse votimi pro i deputetit Lulzim Basha për ligjin ishte hakmarrje, Meta tha se deputeti nuk ka fuqi për të kryer asnjë lloj hakmarrje, pasi është peng i historive të veta. “Që nga dorëzimi i pushteti lokal, që nga bojkoti, gjithçka ka qënë një pazar, për ta kthyer jetën politike në pazar, Rama drejton dhe opozitën, ndaj ishte 2 Marsi që i dha një përpjekje të forta, ishte dhe dekreti i 6 Marsit, që tregoi se kush ishte opozita. Të gjithë duhet të distancohen, nuk na duhet një opozitë që i shërben një axhendë hajdutërie. Nuk ka fuqi Basha për të kryer asnjë lloj hakmarrje. Ata elektoral nuk kanë, moral nuk kanë, besë nuk kanë kështu që nuk kanë më se çfarë të bëjnë. Nuk ka më fuqi Basha, ai është peng i historive të veta. Ata kanë marrë lek, shikojini llogaritë, opozitarë më të suksesshëm në biznese nuk ka parë historia botërore”, deklaroi ai.

Meta sulmon qeverinë dhe Autoritetin e Dosjeve

Më tej kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se shpikësi i e-mailit anonim që tregon se ai ka qenë ish-sigurims i shtetit është Edi Rama, ndërsa sulmoi edhe Autoritetin e Dosjeve. “Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga 1 miliardë dollar që planifikon për 7 kontratat të reja, këtu janë lekët për pedagogët, studentët, për të rritur rrogat. Por nuk e bën këtu, fryn rrugët, PPP-të, kontratat që lekët ti marrë në xhepat e tij dhe bandat që ka. Është ai shpikësi i këtij e-maili anonim. E di shumë mirë që ka bërë autogol që do i kushtojë shumë. PL e tmerron, emri i saj ia prish gjumin, e bën të palumtur. E ka katandisur PS në gjendje të mjeruar e ka vendosur nën thundrën e Rilindjes, pabesitë që i ka bërë vendit, Kosovës. Është gjë pa vlerë. Procesi ndaj Autoritet të dosjeve do të vazhdojë, kanë kryer akt vetëvrasje morale, përmes përdorimit politik. Nuk japin as dokumentet që kanë çuar në kuvend, avokatit tim. Kuvendi u tromaks nga këto akte dhe nuk i jep avokatit tim. Jemi në një shtet mafioz”, u shpreh ai. Ndërkohë i pyetur lidhur me deklaratën e tij kohë më parë, ku pati thënë se do të sakrifikohej si Salvador Allende për të marrë Ramën me vete, Meta tha se i ka mbajtur të gjitha premtimet duke bërë detyrën sa ishte në korrektesë dhe duke qenë çdo ditë në terren pas 24 korrikut. “Ilir Meta i ka mbajtur të gjitha premtimet e tij. Nëse unë do isha Alende, Rama s’do ishte dot Pinoçet. Unë e kam mbajtur premtimin dhe deri në 24 korrik aty ka qenë një kështjellë e paprekshme e Kushtetutës. Janë harxhuar qindra miliona euro për presion ndaj Metës, edhe në Gjykatë Kushtetuese, u falsifikua edhe firma e kryetarit të Kuvendit dhe Ilir Meta në 24 korrik e la detyrën, ju përshëndeti me shqiponjën dhe në 25 korrik filloi fluturimin, dhe ju e dini që shqiponjat fluturojnë lart”, deklaroi Meta.