




Për analistin Frrok Çupi ndarja e Partisë Demokratike është një gjë e domosdoshme, pasi sipas tij, duhet të ndahen nga ‘berishizmi’ dhe Berisha. I ftuar dje në një studio televizive, analisti Çupi theksoi se Sali Berisha tashme ndodhet në hapat e fundit të veprimeve të tij, ndërsa e cilësoi atë si të paligjshëm.





“Ka ardhur momenti kur Berisha ndodhet në hapat e fundit të veprimeve të tij. PD duhet domosdoshmëritë të jetë e ndarë. Deri më sot ka një ndarje, por papritur njerëz nga grupimi i Berishë s’mund të kapërcejnë lumin dhe të shkojnë tek PD legale.





A duhet të ndahen. Ndarja në PD duhet të jetë diçka e domosdoshme. Duhet të ndahen nga Berisha dhe berishizmi, ky është mision që ka sot. Me siguri ky është moment që është i fundit. Berisha mbetet pas dhe mbetet i paligjshëm siç i ka të gjithë vepra e tij. Ndarje PD-së përveçse është realitet, është domosdoshmëri”, deklaroi ai.





Çupi është i bindur në fjalën e tij se qeverisjet e PD-së kanë qenë një e keqe për vendin. “Unë jam një nga themeluesit të PD-së, por kjo është një kujtesë. Ne flasim për PD-në sot dhe në gjithë analizën time prej kohësh ka ardhur pamja që e mira e vendit që është që PD të pjesëtohet sa më shumë. Pjesëtimi i PD-së do të thotë që të zvogëlohet e keqja. Qeverisjet e PD-së kanë qenë një e keqe për vendi, kanë shkaktuar luftë civile, e kanë djegur vendin. E keqja shkoi deri në groposjen e vlerave monetare. Qindra njerëz kanë vrarë vetën në rastin e piramidave financiare në 97”, nënvizoi analisti Frrok Çupi.