“Fundjavë e veçantë me Aurelën dhe vajzat”/ Rishfaqet Lulzim Basha, të shtunën e kalon në Kosovë

Lajme

Ish-kreu demokrat Lulzim Basha ju është rikthyer rrjeteve sociale.

Që pas largimit nga kreu i partisë ai ka qëndruar në hije duke mos dalë në media dhe duke mos mbajtur qëndrime në profilet e tij në rrjetet sociale.

Por sot ai ka ndarë disa foto, ku njofton se është në Kosovë me familjen. Ndërkohë më herët ishte ish-ministri Enver Hoxhaj që njoftoi se kishte takuar Bashën.

“Fundjavë e veçantë me Aurelën, Dafinën dhe Viktorian në Kosovë. Ndalesa e parë në Prizrenin e historisë dhe bukurive të shumta natyrore”, shkruan Basha.