Hapja e dosjeve, Edith Haxhi sulmon deputetët e PD: T’ju vijë turp, u përdorët nga bijtë…

Lajme

Edith Harxhi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, sulmon deputetët e kësaj force politike (grupin e Alibeajt) që mbrëmjen e djeshme bashkuan votat me mazhorancën socialiste dhe votuan në Kuvend hapjen e plotë të dosjeve për spiunat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Harxhi si një mbështetëse e “flaktë” e Sali Berishës thotë se 18 deputetët që kanë votuar mbrëmë në Kuvend, e kanë marrë mandatin të pamerituar nga Lulzim Basha.

“Marre/turp t’ju vij të gjithëve bashkë që jeni përdorur nga bijtë e bllokut…Ky është një skandal që shuan përfundimisht qëllimet tuaja të vërteta jo vetëm për të mos bërë drejtësi për krimet e komunizmit por për ta mbyllur turpshëm këtë diskutim në një kohë që demokratët prisnin dekomunistizimin.

Ju o 18 deputetë të mjerë keni pranuar turpin e madh pa kërkuar falje ndaj askujt që shumë prej jush në drejtim të PD deri vjet, nuk keni bërë asgjë për dekomunistizimin”, shkruan Harxhi. Kujtojmë që Sali Berisha dhe deputetët e tij mbështetës nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit duke kundërshtuar ligjin e ri për hapjen e plotë të dosjeve ndaj ish-spiunëve që sot mbajnë funksione të larta publike.